U ekzekutua nga burri në Itali, flet shoqja e 36-vjeçares: Ai e torturonte, Klodiana e kishte paralajmëruar fundin tragjik

Shoqja më e ngushtë e Klodiana Vefës, 36-vjeçares, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, rrëfen kalvarin e vuajtjes së viktimës. Sipas

Tetor 1, 2023 - 16:50
 0
U ekzekutua nga burri në Itali, flet shoqja e 36-vjeçares: Ai e torturonte, Klodiana e kishte paralajmëruar fundin tragjik

Shoqja më e ngushtë e Klodiana Vefës, 36-vjeçares, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, rrëfen kalvarin e vuajtjes së viktimës. Sipas rrëfimit të saj, Klodiana e kishte paralajmëruar fundit tragjik, duke thënë herë pas herë se ditët i kishte të numëruara.

 

Ajo tregon se autori i krimit ishte vazhdimisht i dhunshëm, por 36-vjeçarja nuk e kishte denoncuar për të njëjtën motiv si shumë raste të tjera me të njëjtin fund, për hir të fëmijëve.

 

“Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj”, thotë ajo.”Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte”, shton ajo.

 

Ajo thekson se nëse do të mundte të kthente kohën pas, gjithçka do të bënte do të ishte një denoncim në polici, duke bërë kështu thirrje që çdo grua e dhunuar të mos hesht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.