U filmuan duke folur për blerje votash, GJKKO burgos koordinatorët e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 […]

Dhjetor 19, 2023 - 09:48
 0
U filmuan duke folur për blerje votash, GJKKO burgos koordinatorët e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Gjatë bisedës nuk përmendet emri i partisë për të cilën po diskutohet blerja e votave, por asokohe Kristo Agaaliu Kristo Agalliu, njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë.

Sipas SPAK dhe GJKKO, ai i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.