U gjet gjysmë i zhveshur, misteri që mbulon vrasjen e shqiptarit në Itali: Dyshohet krim pasioni, hetohet telefonata me kunatën
ITALI– Bledar Dedja, me origjinë shqiptare, u gjet dy ditë më parë i pajetë në një zonë pyjore në Treviso. Teksa ngjarja është
ITALI– Bledar Dedja, me origjinë shqiptare, u gjet dy ditë më parë i pajetë në një zonë pyjore në Treviso.
Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, hetuesit italianë nuk përjashtojnë mundësinë e një krimi pasioni.
Dyshohet se Dedja ka tentuar që t’i shpëtojë autorit dhje është larguar rreth 100 metra nga Mercedesi i tij, i cili u gjet pranë vendit ku ndodhi krimi.
Vdekja e Dedjas, i cili u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa, daton pasditen e vonë të së shtunës, 20 janar.
Por, patologu që kreu ekzaminimin e jashtëm nuk ishte në gjendje të jepte një kohë të saktë për vdekjen.
Autopsia pritet të kryhet ditën e nesërme, 24 janar.
Pista e grabitjes është përjshtuar nga hetuesit, pasi portofoli dhe sendet personale u gjetën brenda makinës të paprekura.
Hetuesit po shqyrtojnë telefonin e viktimës, përfshirë edhe një bisedë me kunatën.
Policia po interviston gjithashtu familjen dhe miqtë e 39-vjeçarit në kërkim të pistave, fokusi është mbi të gjitha zbulimi me kë duhej të takohej Dedja atë pasdite.
39-vjeçari u gjet gjysmë i zhveshur dhe për këtë arsye policia po heton mundësinë e një krimi pasioni. Thika me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur ende.
Zona e vrasjes nuk mbulohet nga kamerat e vëzhgimit publik dhe kjo e bën më të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e autorit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?