U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah Hamiti. Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit thuhet se po priten raportet e ekzaminimeve dhe ato të autopsisë. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan. Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet […]

Mars 27, 2024 - 18:15
 0
U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah Hamiti.

Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit thuhet se po priten raportet e ekzaminimeve dhe ato të autopsisë. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan.

Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet e para ishin se në se ai ishte rrëmbyer, për shkak se pas lirimit nga Burgu i Lipjanit, kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga zvicerane. Mirëpo, këto para, 350 euro të tjera, tre telefona mobil dhe sende të tjera personale, janë gjetur në çantën e tij.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini ka deklaruar se janë në pritje të raporteve të ekzaminimeve dhe raportit të autopsisë. Për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, janë angazhuar ekspertë të Fakultetit Teknik lidhur me funksionalitetin e ashensorit dhe janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.