U godit me thikë në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në një pyll në Itali

Ky që shihni në foto është 39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja,me të cilin familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme. Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u […]

Janar 21, 2024 - 17:35
 0
U godit me thikë në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në një pyll në Itali

Ky që shihni në foto është 39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja,me të cilin familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme.

Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa). Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit.

Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.