U godit me thikë në sulmin në qendrën tregtare, ndërron jetë nëna e foshnjës 9-muajshe

Nëna e një foshnjeje nëntë muajshe, e cila i është nënshtruar një operacioni pas sulmit më herët sot është qendrën tregtare në Sidnei,

Prill 13, 2024 - 16:25
 0
U godit me thikë në sulmin në qendrën tregtare, ndërron jetë nëna e foshnjës 9-muajshe

Nëna e një foshnjeje nëntë muajshe, e cila i është nënshtruar një operacioni pas sulmit më herët sot është qendrën tregtare në Sidnei, ka ndërruar jetë, sipas mediave lokale.

Sydney Morning Herald ka raportuar se nëna vdiq nga plagët e saj në spital, ndërsa The Guardian Australia ka thënë se kanë folur me burime policore të cilat konfirmojnë se nëna ishte viktima e gjashtë.

Policia tha më herët se foshnja po i nënshtrohej trajtimit në operacion.

Autori, që ishte i njohur për policinë, u vra nga efektivët. Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se sulmi nuk ishte terrorist. Kjo ishte ndër ngjarjet më të rënda në Sidnei prej shumë vitesh. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.