U godit nga fadroma në plazhin e Pogradecit: Pushuesi në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Traumës

Nise me helikopter drejt Traumës në Tiranë pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec. Mësohet se gjendja e tij ka qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar. Pas kontrollit ne spitalin e Pogradecit pushuesi po transportohet ne Tirane për mjekim me te specializuar. “Rreth orës […]

Gusht 9, 2023 - 16:50
 0
U godit nga fadroma në plazhin e Pogradecit: Pushuesi në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Traumës

Nise me helikopter drejt Traumës në Tiranë pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec.

Mësohet se gjendja e tij ka qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar.

Pas kontrollit ne spitalin e Pogradecit pushuesi po transportohet ne Tirane për mjekim me te specializuar.

“Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.