U grabit në Durrës/ Gjendet në Lezhë makina luksoze, shoferi braktis mjetin dhe largohet

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti. Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, […]

Gusht 11, 2023 - 17:05
 0
U grabit në Durrës/ Gjendet në Lezhë makina luksoze, shoferi braktis mjetin dhe largohet

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.

Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.