U hodh vetë për t’u mbytur/ Gjendet pas 5 orësh kërkime trupi i pajetë i 75-vjeçarit në lumin Buna

Pas më shumë se 5 orësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 75-vjeçarit, i cili dyshohet se u vetëhodh në lumin Buna. I moshuari u gjet në rrjedhën e lumit dhe nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Trupi i pajetë i 75 vjeçarit me iniciale N. Ç. u dërgua në IML, […]

Gusht 15, 2023 - 17:02
 0
U hodh vetë për t’u mbytur/ Gjendet pas 5 orësh kërkime trupi i pajetë i 75-vjeçarit në lumin Buna

Pas më shumë se 5 orësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 75-vjeçarit, i cili dyshohet se u vetëhodh në lumin Buna.

I moshuari u gjet në rrjedhën e lumit dhe nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Trupi i pajetë i 75 vjeçarit me iniciale N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Ishin familjarët e të ndjerit që lajmëruan policinë se 75-vjeçari ishte hedhur në lumë mëngjesin e sotëm (15 gusht).

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune.

Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.