U kap duke trafikuar emigrantë drejt Anglisë, shqiptari dënohet me mbi 2 vite burgim (EMRI)

Me 2 vjet e 8 muaj burgim është dënuar një 50-vjeçar nga Shqipëria, i cili po tentonte të kalonte emigrantë të paligjshëm, përfshirë

Shkurt 5, 2024 - 20:33
 0
U kap duke trafikuar emigrantë drejt Anglisë, shqiptari dënohet me mbi 2 vite burgim (EMRI)

Me 2 vjet e 8 muaj burgim është dënuar një 50-vjeçar nga Shqipëria, i cili po tentonte të kalonte emigrantë të paligjshëm, përfshirë edhe një fëmijë, drejt Britanisë së Madhe.

Eduard Muçaj, po drejtonte varkën të mbingarkuar me shqiptarë dhe të pasigurtë, e cila mësohet se ishte nisur nga Holanda. Autoritetet bënë me dije se varka kishte një kapacitet 3 herë më shumë se maksimumi dhe me motorr të dëmtuar.

Sipas autoriteteve britanike varka mbante më shumë se 3 herë kapacitetin e saj dhe ishte e pajisur me një motor të dëmtuar. Muçaj, u nis nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit të vitit të kaluar.

Ai u gjurmua nga autoritetet holandeze të cilët monitoruan lëvizjen e varkës ndërsa lundronte në mënyrë të çrregullt drejt Loëestoft, Suffolk.

Roja bregdetare holandeze njoftoi autoritetet britanike kur Muçaj nuk iu përgjigj përpjekjeve të tyre për të kontaktuar me anijen. Mjeti lundrues u kap 2 ditë më vonë nga një anije patrullimi e Forcave Kufitare teksa hynte në ujërat territoriale të Mbretërisë së Bashkuar.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 12 emigrantësh, duke përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, të grumbulluar nën kuvertë. Asnjë nga personat në bord nuk kishte jelek shpëtimi, përveç Muçajt./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.