U kap mat nga kamerat e sigurisë/ Ja kush është autori që dogji “Ferrarin” e Noizy-t

Personi që shihni në foto është i riu që akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy. BalkanWeb ka siguruar foton e të riut Siar Konti, teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar. Siç shihet […]

Gusht 13, 2023 - 16:27
 0
U kap mat nga kamerat e sigurisë/ Ja kush është autori që dogji “Ferrarin” e Noizy-t

Personi që shihni në foto është i riu që akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.

BalkanWeb ka siguruar foton e të riut Siar Konti, teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar. Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.

 

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.