U kap me 10 kg heroinë, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me drogë. Shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë. Policët, teksa kalonin përmes Via Dei Gigli, vunë re një burrë i cili shpesh nxirrte celularin si për të kryer ose marrë telefonata të shkurtra përpara se t’i afrohej një mini fuoristrade. […]

Mars 11, 2024 - 10:45
 0
U kap me 10 kg heroinë, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me drogë. Shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë.

Policët, teksa kalonin përmes Via Dei Gigli, vunë re një burrë i cili shpesh nxirrte celularin si për të kryer ose marrë telefonata të shkurtra përpara se t’i afrohej një mini fuoristrade. Duke parë nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, policia ka kontrolluar menjëherë atë dhe makinën, ku gjetën heroinë me një peshë totale bruto rreth 7.7 kilogramë.

Nga kontrolli rezultoi se ai kishte një tufë çelësash, për të cilat burri jepte përgjigje të paqarta. Oficerët verifikuan se si njëri nga çelësat hapi derën metalike të një bodrumi, ku gjetën dhe sekuestruan lëndë prerëse, katër mbështjellës me 670 gramë kokainë, shtatë mbështjellës me 2.3 kg heroinë, një prerëse, një blender, katër peshore dhe material paketimi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.