U kap me 11 kg heroinë, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova, tentoi ta trafikonte drejt Shqipërisë

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në doganën e Morinës, pasi po transportonte 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë në automjetin e

Shkurt 23, 2024 - 12:23
 0
U kap me 11 kg heroinë, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova, tentoi ta trafikonte drejt Shqipërisë

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në doganën e Morinës, pasi po transportonte 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë në automjetin e tij tip “Volkswagen”.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.