U kap me drogë dhe tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar për posedim droge dhe kundërshtim ndaj policisë pas tentativës për t’u arratisur gjatë kontrollit të policisë në

Shkurt 27, 2024 - 11:00
 0
U kap me drogë dhe tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar për posedim droge dhe kundërshtim ndaj policisë pas tentativës për t’u arratisur gjatë kontrollit të policisë në Torino. Bashkë me të është arrestuar edhe një 23-vjeçar shqiptar, i denoncuar për emigracion të paligjshëm.

I ndaluar në makinë me mbi një kile drogë, ai ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga policia për posedim me qëllim trafikimi dhe rezistencë.

24-vjeçari, i ligjshëm në territor dhe me histori të shkeljeve të kodit rrugor, ka përplasur një postbllok të policisë, në via Bismantov, në zonën e Crocetta. Në makinë ishin dy burra.

Gjatë kontrollit shoferi u shfaq i paduruar. Kështu, ai doli nga makina dhe tentoi të arratisej duke hedhur një zarf ,bi disa lule. I ndjekur, ai u ndalua pas rreth dhjetë metrash. Në çantë u sekuestruan 106 gramë kokainë. U denoncua edhe pasagjeri tjetër, një 23-vjeçar shqiptar, pasi ishte emigrant ilegal. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.