U kap me rreth 25 mijë Euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari nga Kosova

Një 45-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht në doganën e Morinës. Ai tentoi që të fuste në Shqipëri rreth 25 mijë Euro të padeklaruara. “Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të […]

Prill 16, 2024 - 12:30
 0
U kap me rreth 25 mijë Euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari nga Kosova

Një 45-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht në doganën e Morinës. Ai tentoi që të fuste në Shqipëri rreth 25 mijë Euro të padeklaruara.

“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z. Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.”, njoftoi policia.

Për këtë arsye është sekuestruar sasia e parave, ndërsa ndaj 45-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.