U kapën me 26.4 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Malësinë e Madhe

Paulin.D, 63 vjeç dhe Alfred.D, 35 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe. Sipas njoftimit të uniformave blu,

Janar 12, 2024 - 10:07
 0
U kapën me 26.4 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Malësinë e Madhe

Paulin.D, 63 vjeç dhe Alfred.D, 35 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe.

Sipas njoftimit të uniformave blu, dy të arrestuarit mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen.

 

“Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur”, njoftojnë blutë.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.