U kapën me 500 kg kanabis, gjykata e Vlorës lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 të rinjtë e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Reset”. Këta të fundit kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. Të arrestuarit janë: Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin […]

Dhjetor 14, 2023 - 15:20
 0
U kapën me 500 kg kanabis, gjykata e Vlorës lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 të rinjtë e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Reset”.

Këta të fundit kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. Të arrestuarit janë:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë

Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Ata janë njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar për të 7 të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i lëndëve narkotike” “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshë totale 500 kilogramë. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Droga kishte për qëllim trafikimin drejt shtetit turk. Ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që janë shpallur në kërkim., ndërsa hetimi vazhdon.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.