U kapën me dhjetra doza kanabisi e kokaine gati për shitje, 4 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” ka arrestuar katër persona pasi u kapën me dhjetra doza lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje. Sipas asaj që njofton policia të arrestuarit janë Mirel Saliaj 33 vjeç, Enri Zadrima 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko 41 vjeç, […]

Janar 30, 2024 - 11:02
 0
U kapën me dhjetra doza kanabisi e kokaine gati për shitje, 4 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” ka arrestuar katër persona pasi u kapën me dhjetra doza lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Sipas asaj që njofton policia të arrestuarit janë Mirel Saliaj 33 vjeç, Enri Zadrima 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko 41 vjeç, të katërt banues në Fier.

Bëhet e ditur se të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shisnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Policia ka sekuestruar dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje, 3 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.