U kapën me kokainë, zbardhet dëshmia e dy kushërinjve: Porosia erdhi nga Tirana

Është zbardhur dëshmia e dy kushërinjve të cilët u arrestuan, pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako me kokainë me peshë

Maj 25, 2024 - 14:55
 0
U kapën me kokainë, zbardhet dëshmia e dy kushërinjve: Porosia erdhi nga Tirana

Është zbardhur dëshmia e dy kushërinjve të cilët u arrestuan, pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako me kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit.

Mentor Çuni dhe Arjan Doçi kanë thënë në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kishin të dhëna.

Ata kanë thënë se personi në fjalë që do të merrte lëndën narkotike do të shkonte vetë te furgoni.

Mjeti transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte në Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.