U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

Burg pa afat vendosi Gjykata e Lezhës për dy personat që u arrestuan me mina me telekomandë në Rrëshen. 28-vjeçari Marjan Gjoka dhe

Janar 28, 2024 - 12:28
 0
U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

Burg pa afat vendosi Gjykata e Lezhës për dy personat që u arrestuan me mina me telekomandë në Rrëshen.

28-vjeçari Marjan Gjoka dhe 45-vjeçari, Ilir Gjoka u prangosën për veprën penale “mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Marjan Gjoka, sipas burimeve policore, u arrestua duke ecur në qytetin e Rrëshenit. Atij iu gjetën 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse c4”.

Ndërsa, personi tjetër u arrestua në lezhë.

Ai kishte 3 mina me telekomandë dhe po ashtu lëndë plasëse, eksploziv për shpërthim në distancë me telekomandë. Policia ka dyshime ata furnizonin grupet kriminale për kryerjen e atentateve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.