U kapën në Durrës dhe në Kavajë duke vënë baste, vihen në pranga 7 persona (EMRAT)

Vihen në pranga shtetasit Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni. NJOFTIMI I POLICISË: DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe […]

Nëntor 13, 2023 - 10:22
 0
U kapën në Durrës dhe në Kavajë duke vënë baste, vihen në pranga 7 persona (EMRAT)

Vihen në pranga shtetasit Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas. Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin. Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.