U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, arrestohen pronarët e dy lokaleve

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë. […]

Tetor 16, 2023 - 12:40
 0
U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, arrestohen pronarët e dy lokaleve

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.