U konfliktua me qytetarin, procedohet punonjësi i Bashkisë së Peqinit

Një punonjës i Bashkisë Peqin është proceduar në gjendje të lirë, pasi është konfliktuar me një 54-vjeçar. Gjatë konfliktit, ai ka shtyrë tek

Shkurt 8, 2024 - 10:22
 0
U konfliktua me qytetarin, procedohet punonjësi i Bashkisë së Peqinit

Një punonjës i Bashkisë Peqin është proceduar në gjendje të lirë, pasi është konfliktuar me një 54-vjeçar. Gjatë konfliktit, ai ka shtyrë tek dera e jashtme e bashkisë, 54-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake Peqin, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti verbal për mbajtjen e radhës nga qytetarët, tek dera e jashtme e bashkisë, ka shtyrë një 54-vjeçar”, njofton policia./ vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.