U largua nga banesa ku ndodhej në ‘arrest shtëpiak’, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar pasi ky i fundit nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak. Mësohet se shtetasi E. P. banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës ishte vendosur nën arrest për dhunë në familje. Sakaq, autoritetet kanë nisur punën për kapjen e […]

Janar 16, 2024 - 12:01
 0
U largua nga banesa ku ndodhej në ‘arrest shtëpiak’, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar pasi ky i fundit nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.

Mësohet se shtetasi E. P. banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës ishte vendosur nën arrest për dhunë në familje.

Sakaq, autoritetet kanë nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.