U lirua nga burgu, Mark Frroku flet për sherrin në Kepin e Rodonit: Ishim në vendin e punës

Pasi Gjykata e Durrësit e ka liruar nga burgu dhe i ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me konfliktin e pronësisë në Kepin e Rodonit, ish-deputeti Mark Frroku ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ish-deputeti Frroku është shprehur se kanë qenë në vendin e punës konform të gjithë ligjeve në […]

Nëntor 2, 2023 - 14:35
 0
U lirua nga burgu, Mark Frroku flet për sherrin në Kepin e Rodonit: Ishim në vendin e punës

Pasi Gjykata e Durrësit e ka liruar nga burgu dhe i ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me konfliktin e pronësisë në Kepin e Rodonit, ish-deputeti Mark Frroku ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Ish-deputeti Frroku është shprehur se kanë qenë në vendin e punës konform të gjithë ligjeve në fuqi në momentin kur ka ardhur pala tjetër në zonën ku ndodhi konflikti.

Mark Frroku: Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi.

Pyetje: Çfarë ndodhi, kush ju sulmoi?

Mark Frroku: Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër? Kaq ishte.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.