U masakrua me thikë në mes të Athinës nga burri, dalin fotot e Enkelejda Danajt

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes. Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Danaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë […]

Maj 16, 2024 - 11:00
 0
U masakrua me thikë në mes të Athinës nga burri, dalin fotot e Enkelejda Danajt

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës.

Ajo u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes. Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Danaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.