U masakrua me thikë nga partneri dhe shoku i tij, sot i jepet lamtumira e fundit 41-vjeçares shqiptare

Mëngjesin e kësaj të enjteje familja, miqtë dhe të dashurit e saj do t’i thonë lamtumirën 41-vjeçares Gjeorgjia Murati në Agios Ioannis Prodromos, në Kalamaria të Selanikut. Edhe vajza e saj 13-vjeçare do t’i japë lamtumirën nënës së saj në aktin e fundit të dramës, e cila tronditi mbarë Greqinë. Ndaj dy të pandehurve për […]

Janar 11, 2024 - 10:57
 0
U masakrua me thikë nga partneri dhe shoku i tij, sot i jepet lamtumira e fundit 41-vjeçares shqiptare

Mëngjesin e kësaj të enjteje familja, miqtë dhe të dashurit e saj do t’i thonë lamtumirën 41-vjeçares Gjeorgjia Murati në Agios Ioannis Prodromos, në Kalamaria të Selanikut.

Edhe vajza e saj 13-vjeçare do t’i japë lamtumirën nënës së saj në aktin e fundit të dramës, e cila tronditi mbarë Greqinë.

Ndaj dy të pandehurve për vrasjen e shqiptares u ngritën kallëzime penale për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, ndërprerje të shtatzënisë dhe grabitje, si dhe për armëmbajtje pa leje, të gjitha në bashkëpunim.

Deri në këtë moment partneri i saj 39-vjeçar pohon se nuk di asgjë për vrasjen, se ai ishte duke fjetur në atë moment.

Ndërkohë, shoku i tij thotë se nuk ka marrë pjesë në asnjë vrasje, qëllimi i tij ka qenë grabitja dhe për këtë arsye ka bashkëpunuar me 39-vjeçarin. Ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje në vrasjen e shqiptares.

Dy autorët e dyshuar të vrasjes pritet të kërkojnë falje para hetuesit mëngjesin e së shtunës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.