“U ndërtua me para të pista”/ SPAK nuk tërhiqet, Apeli lë në sekuestro HEC-in e Erzen Breçanit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të lënë nën sekuestro shoqërinë HEC Drita, e cila ishte në pronësi të Erzen Breçanit. SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve. Në […]

Janar 22, 2024 - 17:34
 0
“U ndërtua me para të pista”/ SPAK nuk tërhiqet, Apeli lë në sekuestro HEC-in e Erzen Breçanit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të lënë nën sekuestro shoqërinë HEC Drita, e cila ishte në pronësi të Erzen Breçanit.

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se Breçani kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit, Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë, përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, i cili vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Për SPAK, Breçani u ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.