U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin, reagon Ola: I larë në flori të jesh, prapë të shajnë…

Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflitet për një lidhje dashurie mes tyre. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim direkt nga asnjëra palë, por një postim i gazetares u mor si reagim indirekt për lajmet që po qarkullojnë. Fillimisht ajo ka ndarë […]

Shtator 22, 2023 - 16:30
 0
U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin, reagon Ola: I larë në flori të jesh, prapë të shajnë…

Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflitet për një lidhje dashurie mes tyre.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim direkt nga asnjëra palë, por një postim i gazetares u mor si reagim indirekt për lajmet që po qarkullojnë.

Fillimisht ajo ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit:

“I bardhë si bora të jesh,

i ndritur, i larë me flori.

Prapë do të shajnë, patjetër,

pa sharë nuk mbetet njeri …!

E hodhën floririn – e tretën,

në llum, në llagëmin e zi.

Një shekull kaloi dhe e gjetën,

Floriri kish mbetur Flori …”, janë vargjet që ka zgjedhur Ola Bruko të shpërndaj pikërisht në këto ditë.

Ndërkohë në një tjetër postim, krah një foto të saj të vjetër, moderatorja shkruan se populli shqiptar kërkon bekimin e Papës:

“Papa do ishte mire të na vizitonte edhe njëherë e të na bekonte si popull.

Paqe, qetësi, dashuri dhe jo urrejtje paçi në shpirtrat tuaj. Jeta është e shkurtër, ikën e nuk vjen më!

Zoti qoftë edhe me ju. Amin”.

U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin, reagon Ola Bruko: I
U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin, reagon Ola Bruko: I

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.