U përfol se ishte në koma, reagon lideri çeçen: Dilni në ajër të pastër dhe kthjelloni mendimet

Përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrei Yusov, raportoi të enjten se lideri çeçen Ramzan Kadyrov është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës, ku përshkruhej gjendja e tij si “kritike”. Kadyrov i është përgjigjur kësaj të dielën në mëngjes, përmes një video […]

Shtator 17, 2023 - 15:58
 0
U përfol se ishte në koma, reagon lideri çeçen: Dilni në ajër të pastër dhe kthjelloni mendimet

Përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrei Yusov, raportoi të enjten se lideri çeçen Ramzan Kadyrov është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës, ku përshkruhej gjendja e tij si “kritike”.

Kadyrov i është përgjigjur kësaj të dielën në mëngjes, përmes një video të publikuar në kanalin e tij Telegram.

Ai mohon raportet për sëmundje, teksa shihet duke ecur në një rrugë (nuk dihet se ku) dhe në shi, ndërsa videoja shoqërohet me frazën ironike: Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të kthjellojnë mendimet e tyre. Shiu është absolutisht freskues”. Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se ai “tashmë ka ecur 11 kilometra”.

Ditët e kaluara mediat e huaja si dhe ato ukrainase kanë cituar përfaqësuesin e shërbimeve sekrete të Kievit, Andriy Yusov, duke deklaruar se gjendja shëndetësore e Kadyrov është përkeqësuar ndjeshëm.

Në fakt, gjithçka tregonte se shëndeti i tij i përkeqësuar nuk ishte për shkak të ndonjë dëmtimi në fushëbetejë, por për shkak të sëmundjeve.

Raportet për shëndetin e Kadyrov, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ngjallën shqetësime dhe spekulime për pasardhësin e tij, veçanërisht nëse ai nuk do të shërohej.

Ndërkohë, nuk u dhanë detaje për sëmundjet që e çuan liderin e Çeçenisë në këtë gjendje, ndërsa ky lajm i veçantë qarkulloi në rrjetet sociale ndërsa ka raportime të ngjashme në kanalet ruse dhe çeçene Telegram.

Në të njëjtën kohë, pala ruse nuk konfirmoi zyrtarisht gjendjen e aleatit të ngushtë të Putinit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.