U përfol se Ledioni i mori Arbanës drejtimin e “Big Brother VIP 3”, zbulohet prezantuesi i spektaklit

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania”; do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa emrat e shumë personazheve të njohura shqiptare po përfliten se do të bëhen pjesë e spektaklit. Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se ky spektakël këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço. Së […]

Dhjetor 29, 2023 - 10:59
 0
U përfol se Ledioni i mori Arbanës drejtimin e “Big Brother VIP 3”, zbulohet prezantuesi i spektaklit

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania”; do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa emrat e shumë personazheve të njohura shqiptare po përfliten se do të bëhen pjesë e spektaklit.

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se ky spektakël këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço.

Së fundmi Andi Vrapi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku iu dha fund njëherë e mirë lajemve në lidhje me këtë çështje.

Ai tregoi se tashmë është konfirmuar se Ledion Liço është prezantuesi i “BBVIP 3”.

“Unë besoj që prezantuesi i ‘Big Brother VIP’ do të jetë Ledioni, tashmë është e konfirmuar. Unë mendoj që ai do ta bëjë shumë mirë. Ne tentojmë që ti paragjykojmë njerëzit që bëjnë këto ndryshime të mëdhaja, pasi largimi i Arbanës nga ‘Big Brother’ është një ndryshim i madh. Nuk mendoj që ka njerëz të pazëvendësueshëm në media”– tregoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.