U përplas në mesnatë pasi vaditi tokën, në gjëndje të rëndë kalimtari

Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot ku

Gusht 19, 2023 - 09:43
 0
U përplas në mesnatë pasi vaditi tokën, në gjëndje të rëndë kalimtari

Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec – Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot ku një 58 vjeçar nga fshati Zvirinë është goditur nga një mjet që vinte nga Pogradeci ne drejtim te Maliqit.

Sipas policisë rrugore 58 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në krahun tjetër por duket se errësira si dhe mungesa e ndriçimit i ka kufizuar shikimin drejtuesit të mjetit, i cili megjithëse ka bërë gjithçka për të shmangur goditjen, ka qenë e pamundur.

58 vjecari mësohet të ketë qenë duke punuar deri në ato momente (duke vaditur) ndërkohë që po shkonte në një rrugë të shkurtër drejt fshatit të tij, por duket se kalimi i ka sjellë edhe plagosjen e rëndë.

Grupi i hetimit ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e mjetit për të sqaruar më tej rrethanat e aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.