U plagos me armë zjarri në Athinë, kush është 34-vjeçari shqiptar, i arrestuar më parë për trafik droge

34-vjeçari Renis Fejzolli, i cili u qëllua me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra

Shkurt 2, 2024 - 09:23
 0
U plagos me armë zjarri në Athinë, kush është 34-vjeçari shqiptar, i arrestuar më parë për trafik droge

34-vjeçari Renis Fejzolli, i cili u qëllua me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9mm.

Burime  bëjnë me dije se Fejzolli në vitin 2019 ka qënë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike nga policia greke.

Autorët kanë qenë në një mjet dhe kanë qëlluar në lëvizje Fejzollin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pista kryesore që polica greke ka përqendruar hetimin është ajo e pazareve të lëndëve narkotike. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.