U plagos nga babai, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 40-vjeçarja nga Lushnja

Rudina Musaku, 40-vjeçarja që u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë arsye ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ndodhi gjatë ditës së sotme ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi në bark vajzën e tij, […]

Maj 19, 2024 - 19:20
 0
U plagos nga babai, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 40-vjeçarja nga Lushnja

Rudina Musaku, 40-vjeçarja që u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë arsye ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ndodhi gjatë ditës së sotme ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi në bark vajzën e tij, e më pas kreu vetëvrasje.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një debat mes 40-vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj.

40-vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.