U plagos pasi ndërhyri për të shuar sherrin, polici në luftë me jetën. Kolegët në radhë për gjak

Polici Redian Caushaj ndodhet në spital në luftë për jetën. Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për 28-vjeçarin që mori një goditje me thikë në qafë ndërsa hyri për të ndarë një sherr. I riu, prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar […]

Gusht 16, 2023 - 11:34
 0
U plagos pasi ndërhyri për të shuar sherrin, polici në luftë me jetën. Kolegët në radhë për gjak

Polici Redian Caushaj ndodhet në spital në luftë për jetën.

Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për 28-vjeçarin që mori një goditje me thikë në qafë ndërsa hyri për të ndarë një sherr.

I riu, prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.

Ndërkohë policia ka arritur të arrestojë autorin 60-vjeçar, i cili e plagosi efektivin duke perfituar nga errësira u largua.

Caushaj u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.