U prek nga kanceri i gjirit, rrëfimi i Zamirës: Vëllai mendoi të shiste shtëpinë për të më kuruar
“Tetori rozë” iu kujton të gjitha grave se sa i rëndësishëm është kontrolli për të parandaluar çdo situatë. Zamira është një prej luftëtareve të kancerit të gjirit e cila fatmirësisht sot është në fazë rikuperimit. 49-vjeçarja ndan historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku tregon […]
“Tetori rozë” iu kujton të gjitha grave se sa i rëndësishëm është kontrolli për të parandaluar çdo situatë. Zamira është një prej luftëtareve të kancerit të gjirit e cila fatmirësisht sot është në fazë rikuperimit. 49-vjeçarja ndan historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku tregon se u diagnostikua dy vite më parë.
Familjarët iu gjendën menjëherë pranë, por pika e dobët e Zamirës është vëllai. Pas operacionit, Zamira ndoqi seancat e kimioterapive që rrjedhimisht ndikon në pamjen e gruas dhe kujton një episod me Gurimin.
Zamira: Kur fillojmë seancat e kimioterapive, doktori më sugjeron që unë të pres flokët. Vëllai thotë “motër të t’i pres flokët?” Unë i them jo, prit se ka kohë. “Po pse ka kohë? Doktori thotë duhet t’i presësh, ti nuk i pret”. Po avash-avash i them, më linte kohë që të më mbushej mendja të prisja floëkt. Për një javë rresht ma thoshte këtë. Dikur ato filluan duke rënë vetë dhe i thashë tani m’i prit. Me një keqardhje të madhe, ai m’i preu flokët duke treguar buzëqeshje para meje, kurse përbrenda ziente nga mërzia.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që vëllai të priste flokët, çfarë të thoshte?
Zamira: “Mos u mërzit”, më jepte kurajë, “do të të dalin, do të të dalin më të mira, ne këtë sëmundje do e sfidojmë bashkë, do e kalojmë bashkë”. Në të vërtetë ashtu ndodhi.
Që prej momentit kur Zamira ka nisur të kurohet, ka jetuar në Itali në shtëpinë e të vëllait.
Zamira: Kur shkova në fillim për t’u kuruar, ai më mori në shtëpinë e vet.
Ardit Gjebrea: Është i martuar?
Zamira: Patjetër, është i martuar, ka edhe 4 fëmijë, një bashkëshorte shumë të mirë që i është gjendur gjithmonë pranë dhe kur e kanë biseduar muhabetin për këtë sëmundje, kanë folur bashkë që do ta shërojmë Zamirën në rast se nuk do e kemi mundësinë, ne do shesim shtëpinë dhe atë do e shërojmë.
U bë ndërhyrja, atëherë na erdhi vajza e vëllait në jetë, ne ishim shumë të ngarkuar si bashkëshortja e vëllait, ashtu edhe ai vetë. Ai i la të gjithë pas duke ardhur pas meje, duke ndenjur me mua në çdo lloj minuti, në çdo lloj sekondi se unë as gjuhën s’e dija kur shkoja në spital dhe për çdo lloj momenti thoshte “unë jam mbështetja jote”.
/a.r
What's Your Reaction?