U premtonin ëndrrën britanike në këmbim të 10 mijë paundëve, kush janë dy “kapot” shqiptarë në krye të bandës

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë shpallur fajtorë për kontrabandë njerëzish. Myrteza

Mars 15, 2024 - 23:40
 0
U premtonin ëndrrën britanike në këmbim të 10 mijë paundëve, kush janë dy “kapot” shqiptarë në krye të bandës
Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadena

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë shpallur fajtorë për kontrabandë njerëzish.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southwark Crown, shkruan The Independent.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e koduar Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të akuzuar për lehtësimin e migrimit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Sipas medieve britanike, Hilaj akuzohet se ka transportuar emigrantë shqiptarë me avion dhe në pjesën e pasme të kamionëve. Ndërsa Kadena veproi si asistent i tij.

Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për tranzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha NCA./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.