U raportua për forca serbe në Kosovë, reagon policia: KFOR ka zhvilluar patrullime të përbashkëta me policinë serbe
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka reaguar pas raportimeve se ditën e sotme se disa forca serbe janë futur brenda territorit të Kosovës. Raportimet mësohet se erdhën pas denoncimit nga një qytetar i cili shtë shprehur se ka parë në fshatin Bervenik të Komunës së Podujevës forca serbe. Kelani në lidhje me këto […]
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka reaguar pas raportimeve se ditën e sotme se disa forca serbe janë futur brenda territorit të Kosovës. Raportimet mësohet se erdhën pas denoncimit nga një qytetar i cili shtë shprehur se ka parë në fshatin Bervenik të Komunës së Podujevës forca serbe.
Kelani në lidhje me këto raportime tha se kanë marrë veprime konkrete dhe bazuar në informacionet zyrtare ka zbuluar se bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR zhvillon me kontigjente të caktuara me autoritetet policore serbe njejtë sikurse realizon patrullime me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.
Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës”, ka thënë Kelani për Express.
Ai ka thënë se policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, përfshirë edhe ato kufitare vazhdon patrullimet për ruajtje të rendit kushtetues dhe ofrim të sigursisë dhe parandalimit të krimit ndërkufitar./m.j
What's Your Reaction?