U raportua si aksident rrugor/ Tentoi të vrasë ish-kunatin me makinë, e pëson keq i riu në Lezhë

Një rast i rëndë është zbuluar nga policia e Lezhës, ditën e sotme, pasi fillimisht u raportua si një aksident rrugor. Mësohet se një i ri në Shëngjin tentoi të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke goditur disa herë motomjetin e tij me makinë. Raportohet se […]

Shtator 22, 2023 - 16:05
 0
U raportua si aksident rrugor/ Tentoi të vrasë ish-kunatin me makinë, e pëson keq i riu në Lezhë

Një rast i rëndë është zbuluar nga policia e Lezhës, ditën e sotme, pasi fillimisht u raportua si një aksident rrugor.

Mësohet se një i ri në Shëngjin tentoi të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke goditur disa herë motomjetin e tij me makinë.

Raportohet se paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, e raportuar fillimisht si aksident rrugor, në Shëngjin, ku një automjet përplasi një motomjet.
Tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë, me automjet, motomjetin, shpallet në kërkim 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit. Specialistët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që u raportua fillimisht si aksident.

Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motomjetin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.