U rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, Izraeli shpëton 4 pengje

Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit të 7 tetorit janë shpëtuar, ka njoftuar ushtria izraelite. Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç. Sipas ushtrisë izraelite, ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët, të kryer me […]

Qeshor 8, 2024 - 14:40
 0
U rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, Izraeli shpëton 4 pengje

Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit të 7 tetorit janë shpëtuar, ka njoftuar ushtria izraelite.

Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Sipas ushtrisë izraelite, ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët, të kryer me Autoritetin e Sigurimeve të Izraelit dhe Policinë e Izraelit, nga dy vendndodhje të veçanta në Nuseirat, Gaza qendrore. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në operacion./ BBC

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.