U rrëzua në fushë gjatë ndeshjes miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. Mësohet se 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve

Prill 13, 2024 - 18:55
 0
U rrëzua në fushë gjatë ndeshjes miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. Mësohet se 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit.

“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.