U rrëzua nga koshi i vinçit teksa priste pemë, humb jetën 35-vjeçari në Durrës

Një 35-vjeçar me iniciale A.L ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. I riu ka qenë duke prerë degët e pemëve, kur ka rënë nga koshi i vinçit të punës. Si pasojë e kësaj, punonjësi ka humbur jetën në vend. Durrës/Informacion paraprak Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, […]

Tetor 27, 2023 - 17:20
 0
U rrëzua nga koshi i vinçit teksa priste pemë, humb jetën 35-vjeçari në Durrës

Një 35-vjeçar me iniciale A.L ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

I riu ka qenë duke prerë degët e pemëve, kur ka rënë nga koshi i vinçit të punës.

Si pasojë e kësaj, punonjësi ka humbur jetën në vend.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.