U shkelen të drejtat/ 24 shtetas shqiptarë në grevë urie në burgun e Korfuzit

24 shtetas shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi janë futur në grevë urie që prej disa ditësh. Sipas Ambasadës Shqiptare në shtetin helen, e cila është interesuar për gjendjen e tyre, mësohet se ata e kanë nisur greven pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit Penal […]

Dhjetor 15, 2023 - 19:49
 0
U shkelen të drejtat/ 24 shtetas shqiptarë në grevë urie në burgun e Korfuzit

24 shtetas shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi janë futur në grevë urie që prej disa ditësh.

Sipas Ambasadës Shqiptare në shtetin helen, e cila është interesuar për gjendjen e tyre, mësohet se ata e kanë nisur greven pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit Penal grek.

Gjithashtu, të dënuarit dhe paraburgosurit shqiptarë kërkojnë të kenë të drejtën për të zgjedhur vetë punonjësit socialë, mjekët dhe infermieret që i ndjekin.

Grevistët kanë refuzuar dhënien e listës me emrat e tyre pranë ambasadës shqiptare në Athinë, sikundër edhe kontaktin e diplomatëve shqiptarë me autoritetet greke.

Pavarësisht kësaj, ambasada e Shqipërisë në Athinë thotë se vijon kontaktin me palën greke dhe informon së gjendja e tyre shëndetësore është e mirë e nën mbikqyrjen e mjekëve dhe infermierëve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.