U shua ‘shqipja’, Rama: Lamtumirë Lili Cingu, le zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu. Rama shkruan se ndarja nga jeta e Lili Cingut, lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare “Lamtumirë! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë […]

Shkurt 5, 2024 - 20:28
 0
U shua ‘shqipja’, Rama: Lamtumirë Lili Cingu, le zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu.

Rama shkruan se ndarja nga jeta e Lili Cingut, lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare

Lamtumirë! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe“-shkruan Rama.

Artisja e mirenjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit për vallet e bukura shqiptare./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.