U sulmua nga Irani me 300 dronë dhe raketa, Izraeli: U rrëzuan 99% e tyre me ndihmën e SHBA

Izraeli ka deklaruar se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani teksa ka shtuar se disa prej tyre erdhën nga Iraku dhe Jemeni. Sulmi është një hakmarrje për një sulm që vrau një komandant ushtarak iranian dhe vartës në Damask në fillim të këtij muaji, që Teherani beson se e kreu Izraeli. Pamjet […]

Prill 14, 2024 - 09:15
 0
U sulmua nga Irani me 300 dronë dhe raketa, Izraeli: U rrëzuan 99% e tyre me ndihmën e SHBA

Izraeli ka deklaruar se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani teksa ka shtuar se disa prej tyre erdhën nga Iraku dhe Jemeni. Sulmi është një hakmarrje për një sulm që vrau një komandant ushtarak iranian dhe vartës në Damask në fillim të këtij muaji, që Teherani beson se e kreu Izraeli.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan shpërthime të fuqishme mbi Jerusalem, ndërsa mbrojtja izraelite punoi për të mposhtur sulmin e Iranit. Forcat izraelite thanë se 99% e dronëve ose raketave u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Nga ana tjetër, Presidenti Joe Biden tha se SHBA ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët. Kjo është hera e parë që Teherani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pas vitesh të tëra që po zhvillon luftëra me anëtarët e tij, duke përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin.

Misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje dhe tha se e konsideronte çështjen të përfunduar. Megjithatë, paralajmëroi se do të përdorte më shumë forcë nëse Izraeli përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.