U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari në Lushnje rrëzohet nga shkallët dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri. Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap. Fatkeqësisht ai […]

Janar 14, 2024 - 10:01
 0
U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari në Lushnje rrëzohet nga shkallët dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit.

Sefa raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.