U vendos! Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani konfirmon trajnerin e ri. Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq. Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv. Arbër […]

Nëntor 19, 2023 - 14:03
 0
U vendos! Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani konfirmon trajnerin e ri. Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq.

Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv. Arbër Abilaliaj do të drejtojë të kuqtë deri në përfundim të sezonit.

Abilaliaj drejtoi Partizanin në 5 ndeshjet e fundit, duke marrë pesë fitore radhazi. Ai ishte në stol edhe në sfidën e fundit ndaj Egatias, që u ndërpre në minutën e 24-t si pasojë e atakut në zemër të Dwamena-s.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.