U vetëhodh nga furgoni i linjës Peqin-Elbasan, arrestohet burri i viktimës
Arrestohet bashkëshorti i Merushe Gjuzit, e cila një ditë më parë humbi jeten duke u vetehedhur nga furgoni i linjës Peqin-Elbasan. Dyshohet
Arrestohet bashkëshorti i Merushe Gjuzit, e cila një ditë më parë humbi jeten duke u vetehedhur nga furgoni i linjës Peqin-Elbasan.
Dyshohet se 57-vjecarja I dha fund jetës si pasojë e sherreve të vazhdueshme në familje me bashkëshortin e saj Mahmut Gjuzi.
Pas rrëfimit të shoqes së viktimes se Merushe Gjuzi kishte pasur problem me burrin e saj, policia e Elbasanit ka vënë në pranga 68-vjecarin Mahmut Gjuzi.
Ai akuzohet për “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Dyshohetn se burri ka shkaktuar dhunë psikologjike gruas së tij dhe ka qënë arsye që Merushja në kushte psikologjike të rënduara vendosi të vetehidhej nga furgoni i linjës Peqin-Elbasan, mesditën e të premtes.
Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni”, njofton policia.
What's Your Reaction?