U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, gardisti 28-vjeçar është shoqërues i kreut të KQZ, Celibashi. Dyshohet se…!

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, u vetëplagos me armën e shërbimit. Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa i riu po pastronte armën e shërbimit. Gjithashtu bëhet me […]

Maj 24, 2024 - 20:05
 0
U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, gardisti 28-vjeçar është shoqërues i kreut të KQZ, Celibashi. Dyshohet se…!

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, u vetëplagos me armën e shërbimit.

Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa i riu po pastronte armën e shërbimit.

Gjithashtu bëhet me dije se gardisti është shoqërues i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi polica për ngjarjen./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.