U vra me sëpatë nga fqinji, banorët për 70-vjeçarin: Nuk ka pasur konflikte, ka parë familjen e tij…

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Boks, ku një 70-vjeçar është goditur me sëpatë për vdekje nga 60-vjeçari Xhemal Zeqiri, banorët e përshkruajnë viktimën Musa Bajraktari si një person jo konfliktual dhe të përkushtuar ndaj familjes së tij. E pyetur nga mediat, një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e […]

Tetor 20, 2023 - 10:55
 0
U vra me sëpatë nga fqinji, banorët për 70-vjeçarin: Nuk ka pasur konflikte, ka parë familjen e tij…

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Boks, ku një 70-vjeçar është goditur me sëpatë për vdekje nga 60-vjeçari Xhemal Zeqiri, banorët e përshkruajnë viktimën Musa Bajraktari si një person jo konfliktual dhe të përkushtuar ndaj familjes së tij.

E pyetur nga mediat, një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e bashkëfshatarit të saj sot nga gazetarët teksa shton se në dijeninë e saj, viktima 60-vjeçar nuk ka pasur konflikte me njeri.

Pyetje: Ju a e keni parë gjatë ditës së djeshme policinë, a ju ka bërë përshtypje ngjarja?

Banorja: Tani që po më thonë se unë nuk di gjë vallai.

Pyetje: A ka qenë konfliktual? Si është njohur në zonë ky person?

BanorjaJo. As alkool nuk ka pirë, kurrë. Ka shikuar familjen e vet…

Pyetje: Pra, nuk ka pasur konflikte me njeri?

Banorja: Nga ajo që unë di, jo. Tani njeri është brenda këtu dhe nuk ndjen asgjë.

Pyetje: Ju sot po e merrni vesh?

Banorja: Unë sot nga ti e mora vesh. Ishalla është gënjeshtër se nuk po di…

Kujtojmë se pas hetimeve, policia ka arrestuar si autorin e dyshuar të vrasjes 60-vjeçarin Xhemal Zeqiri, banues në fshatin Kullaj, Shkodër. Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me një sëpatë, në kokë, Musa Bajraktarin. Pas goditjes 70-vjeçari ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.